Nga 8 nëntori përjashtohen nga aktivitete të ndryshme
Duke nisur nga e hëna e 8 nëntorit , Austria do të vendos rregulla të ashpra për të pavaksinuarit, duke mos i lejuar ata të hyjnë në shumë aktivitete ku ndër to baret dhe restorantet.
Në 4 javët e para përdorimi i tamponit dhe paraqitja e dozës së parë të vaksinës do të mjaftojnë për të pasur akses në ambientet publike .
Numri i të infektuarve po rritet në Austri ku Autoritetet Shëndetsore kanë raportuar 9388 raste të reja infektimesh me Covid vetëm në 24 orët e fundit .
Kancelari Alexander Schallenberg tha se këto masa ishin një nevojshmëri për situatën ku gjendet Austria duke krahasuar vaksinën me rripin e sigurimit në makinë.
Të pavaksinuarit do të jenë të përjashtuar gjithashtu nga pjesmarrja në pistat e Skive dhe nuk do të kenë mundësinë e vizitave në shtëpinë e të moshuarve dhe në spitale.
Përdorimi i maskave speciale (FFp2) do të jetë me deyrim gjithashtu në dyqane, muze dhe biblioteka .
Fushata e vaksinimit në Austri po ecën me ritme të ngadalta prej disa kohësh , ku vetëm 63% e popullsisë është imunizuar.
Tv Klan