Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur vlerësimin për aprovimin e vaksinës anti-Covid, Spikevax të Modernës për fëmijët e moshës 6-11 vjeç.
Zakonisht procedura të tilla për vlerësimin e një medikamenti zgjasin të paktën 2 muaj pas prezantimit të kërkesës. Por sipas EMA-s kohëzgjatja e procedurave varet gjithnjë nga të dhënat e prezantuara, por edhe nga cila kompani kërkohet aprovimi.
Protokolli parashikon që nëse Agjencia Evropiane e Barnave jep dritën jeshile për një vaksinën e Modernës për fëmijët e vegjël, atëherë kërkesa kalon në Komisionin Evropian. Dhe është ky institucioni që merr vendimin përfundimtar.
Deri tani vetëm SHBA kanë miratuar vaksinën anti-Covid për fëmijët nga 5-11 vjeç, prodhim i Biontech.
Klan News