Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna ka arritur të krijojë një vaksinë të posaçme kundër variantit ngjitës Omicron. Moderna tha se testet klinike kanë nisur tashmë. Sipas kompanisë, pjesëmarrësi i parë në provën e fazës së dytë ka marrë një dozë të kësaj vaksine.

Moderna pret të nisë testimet tek 600 persona, gjysma e tyre  do të marrin dy doza të vaksinës kundër Covid-19, dhe gjysma tjetër përveç këtyre dy dozave do të marrin vaksinën kundër Omicronit. Më pas, shkencëtarët do të vlerësojnë nëse do të jetë e nevojshme vetëm marrja e dozës përforcuese për Omicronin apo do të duhet edhe doza e katërt. Vaksina e Modernës  ofron mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe fataliteteve, por nuk është aq efektive ndaj variantit Omicron i cili është përhapur në pjesë të ndryshme të botës.

Disa shtete, përfshirë në Evropën Lindore dhe Qendrore, po shënojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të këtij varianti.

Klan News