Lajme Arkiva 2003

Quhet Osman Veliraj dhe si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë është larguar për në Greqi për një jetë më të mirë. Që prej datës 6 gusht 1995, familjarët e Osmanit, nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Edhe pse kanë kaluar 8 vjet, familjarët ende nuk i kanë humbur shpresat për tu lidhur me djalin e tyre. Osman Veliraj është i datëlindjes 18 Shtator 1965.

Babai i Osmanit, Sherif Veliraj përmes një letre kërkon që kushdo që mund të ketë ndonjë informacion për të birin të lidhet me të në Skrofotinë të Vlorës./tvklan.al