Emily Ratajkowski pozon topless në rrjetet sociale duke treguar linjat e saj të nxira. Pamje djallëzore dhe e buzëqeshur , ajo fsheh gjoksin me duar për të shmangur censurën, por tregon format e saj të zhveshura.
Fakti që Emily Ratajkoëski është pa frena dhe provokuese nuk është e re. Modelja nuk e ka problem të shfaqë trupin e saj të zhveshur në rrjetet sociale dhe fotot e saj sensuale dhe provokuese kanë fituar miliona ndjekës.

Emily Ratajkowski së fundmi ka lënë pas martesën e saj me Sebastian Bear-McClard. Arsyet e ndarjes, do t’i atribuoheshin tradhtive të përsëritura të tij. Ata u martuan në shkurt të vitit 2018 dhe në vitin 2021 patën një djalë, Sylvester. Fillimin e verës e kaluan bashkë dhe dukej se shkonin mirë bashkë, më pas në gusht erdhi ndarja. Modelja nuk ka bërë asnjëherë njoftime zyrtare, por nuk është sekret që lidhja është në fund.

Ka pasur edhe zëra për një dashuri të re për Emily Ratajkoëski. Modelja u pa e kapur për dore në Nju Jork me Brad Pitt pas një darke romantike në restorant.
Klan News