Modelja Emily Ratajkowski ndez rrjetin me fotot nga koleksioni i ri i të brendshmeve për Ditën e Shën Valentinit nga marka italiane “Intimissimi”. Në faqen e saj të “Instagramit” ku numëron rreth 30 milionë ndjekës modelja amerikane pozon mjaft seksuale.
Me bikini në ngjyrë të kuqe, modelja 33-vjeçare dukej më në formë se kurrë, me format e trupit të tonifikuara. Diva nga New York City pozonte para aparatit fotografik e shtirë në shtrat me çarçafë të bardhë. Flokët e krehura dhe makijazhi i lehtë i jepnin më shumë hijeshi pamjes së saj.




Në Nëntor të vitit që lamë pas Emily filloi të punonte për markën e të brendshmeve. Në atë kohë për mediat e huaja, 33-vjeçarja u shpreh shumë e emocionuar për bashkëpunimin e ri./tvklan.al