Kemi parë shumë persona të famshëm që ekspozojnë përmes fotove në rrjetet sociale unazat e tyre të fejesës, por rasti i Emily Ratajkowski është unik. Modelja e njohur duke pozuar nga krevati, tregon unazat e saj me diamante, dy vjet pas divorcit me Sebastian Bear-McClard.

Unazat e divorcit”, shkruaj ajo poshtë fotos, ku i bën tag markës së njohur “Alison Lou”.

Emily ka shpjeguar në një intervistë me herët se bizhuteritë simbolizojnë evolucionin e saj personal.

Unë nuk besoj se një grua nuk duhet të mbajë diamante pasi humbet një burrë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se ideja për dy unaza të tilla i erdhi pasi lexoi artikullin e shoqes së saj Stephanie Danler “The Unravelers”. Në këtë artikull Stephanie fliste për unazën e gjyshes së saj me gurë të çmuar që e kishte mbajtur gjithë jetën në gisht, edhe pse martesa e saj kishte përfunduar.

Më pëlqeu ideja e një unaze që përfaqëson të shkuarën e një gruaje”, tha modelja.

Dhe në fakt ashtu bëri, unazën që Sebastian i kishte dhuruar vendosi ta ndajë në dy pjesë dhe për këtë nuk ndjen asnjë lloj sikleti.

Sigurisht ndryshe nga Ratajkowski për shumë gra të tjera një divorc sjell vështirësi të mëdha emocionale dhe financiare. Mbase askujt nuk i shkon mendja të shpenzojë para për një “unazë divorci”. Ndërsa për Emily-n ato dy unaza janë si nisja e një jete të re pas një martese të dështuar. Shumë komentues në Instagram thonë se kjo që bëri modelja mund të kthehet shumë shpejt në trend./tvklan.al