Emily Ratajkowski udhëtoi për në Londër më 4 qershor ku ishte e pranishme në Gurls Talk Fundraising Gala. Modelja ka qenë gjithnjë e hapur për të folur mbi çështje të ndrshme që prekin gratë dhe këtë herë mbështeti shoqatën e formuar nga mikesha e saj, modelja Adwoa Aboah.
Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte veshja. Përzgjedhja e EmRata kombinoi dy trende që duket se janë rikthyer, por që kanë ngjallur gjithnjë diskutime. Megjithatë, modelja ia doli që t’i bënte të dukeshin shumë chic bashkë.
Ratajkowski mbërriti e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur që derdhej mbi pantallonat e kuqe. Nëse s’bindeni që ky trend është rikthyer, mjafton të shihni shfaqjen e modës së Alaïa për pranverën 2024 ku modelet parakaluan me funde e fustane sipër streçeve.
Prabal Gurung gjithashtu e përdori këtë trend në koleksionin e tij duke e hapur shfaqjen me një fustan njëngjyrësh të kuq të kombinuar me pantallona me shkëlqim.
Nuk mbaron me kaq pasi Emily vendosi edhe një rrip të zi në qafë apo siç e quan Vogue, “një shall të hollë të padobishëm” që ishte aksesori trend i viteve 2000. Për më tepër, çdo gjë që Kate Moss vishte në kulmin e saj të karrierës, është rikthyer në vitet e fundit.
Për të plotësuar veshjen, EmRata zgjodhi një çantë metalike nga Rabanne dhe sandale të zeza. Sigurisht nuk munguan as “unazat e divorcit” që bënë xhiron e rrjetit./tvklan.al