Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn me pretendimin se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.
Të ardhurat e qirasë së pronës ku janë 25 bashkëpronarë, i merr vetëm Suzana Isufaj. “Stop” gjeti një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.
Vetë Suzana Isufaj u shmang nga përgjegjësia. Ndërsa noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës me prokurë të skaduar, tha se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj që kishte filluar punë prej pak kohësh.
Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine që bëri Suzanën pronare.
Gazetari: Si e ka bërë ai akt-ekspertimin se kjo është pronë private? Si e kanë dhënë gjqytarët? Si s’e kanë verifikuar?
Suzana Isufaj: Shkruaje këtë pyetje ti! Bëje me titra të mëdha: Si e kanë dhënë këtë gjyqtarët?!
Gazetari: Ti, më thuaj ti si e kanë dhënë, se ti e dije këtë që ishte në emër të Shina Mios?
“Stop” përball Suzana Isufajn me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranoi se kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio që i bie të jetë Soroneja e re ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.
Vendimi i Sokol Pines që u montua me ndihmën e një akt ekspertimi të Kosta Malos, detyronte ATP-në të rishikonte kërkesën e Suzanës dhe kjo e fundit nuk mund ta regjistronte dot pronën në hipotekë.
“Stop” bisedon me gjyqtarin e ri magjistrat Entiliano Spahiu, që bëri pronare Suzanën në shkelje totale të ligjit, pa asnjë dokument të origjinës së pronës.
Gazetari: Ka një sërë gabimesh në vendim!
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Pse…?
Gazetari: Ti e ke njohtur (Suzana Isufaj)pronare…
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Jo, jo, pra jo! Ajo ishte pronare.
Gazetari: Nuk është, ore…
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po ishte tani, sipas akteve të vendimit të Sokol Pinës, bashkëpronare, jo pronare…
Gazetari: Po kur ishte pronare, pse e hapi këtë proces gjyqësor ajo?(Suzana Isufaj)
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po sepse titujt e saj të pronësisë, binin ndesh me tituj pronësie të tjerë.
Gazetari: Binin ndesh me trashëgimi të tjera, e ka bërë çorap, po s’mund të bëhet pronar një njeri me një rresht, që merr në arkivë …! Më kupton? Merr ca ekspertë, jep lekë…
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Për mua ajo erdhi pronare, nuk e bëra unë.
Gazetari: Po nuk është, më kupto.
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po erdhi me vendimin që i kishte bashkëngjitur.
Gazetari: Po jo se titullin e ka të rrëzuar Suzana Isufaj, o Entiliano!
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Vendimi ka marrë formë të prerë, nuk është i rrëzuar.
Gazetari: E ka marrë mo, por e ka nuk pse nuk ia regjistron hipoteka. Pse nuk e çon në ATP? Pa hë tani…!
Gjyqtari Entiliano Spahiu: ATP-ja nuk e regjistron, se kishte mbivendosje titujsh.
Gjyqtari pranon se vendimi i Sokol Pines kishte mbivendosje titujsh pronësie. Në vendimin e gjykatës, ai u përmbahet ekspertëve, kur ndërkohë ata nuk e kanë përcaktuar saktë se ku bien 500 hektarët.
Ekspertja Lura Demiri: Jo nuk e kemi përcaktuar.
Gazetari: Nuk e keni përcaktuar?
Ekspertja Lura Demiri: Jo, nuk e kemi përcaktuar. D.m.th, ne jemi zbatuar vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës së Sokol Pines.
Gazetari: Edhe të akt-ekspertimit të Kosta Malos?
Ekspertja Lura Demiri: Të Kosta Malos.
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Për sa kohë, që mua ekspertet ma kanë përcaktuar…
Gazetari: Po nuk ta kanë përcaktuar, o Entiliano.
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Ma ka përcaktuar.
Gazetari: Jo,jo! Ti i ke pyetur ekspertët, se ku bie 500 hektarë. Ajo thotë, sipas Kosta Malos, po të ishte i saktë i Kosta Malos, nuk lindte nevoja të bëhej një akt i dytë. Më kupton logjikën?
Gjyqtari Entiliano Spahiu njeh për herë të dytë pronare Suzana Isufajn. Gjatë procesit, ai është vënë në dijeni që çështja pret gjykimin nga Gjykata e Lartë.
Gazetari: Ja edhe një fakt tjetër: a e di, që ky vendim, që ke dhënë ti, është në gjykim në Gjykatën e Lartë? A e di?
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Cili vendim? I Sokol Pinës?
Gazetari: Po, po, është në Gjykatë të Lartë.
Një tjetër shkelje është fakti që ky proces nuk është gjykuar nga një trupë gjykuese por vetëm nga një gjyqtar.
Gazetari: Edhe këtë, pse nuk është bërë me trupë gjykuese, me 3 gjyqtarë, sepse prona e kalon vlerën e 500 milionë lekëve ?
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Palët, thjesht i pyeta, do ta vazhdojmë çështjen këtu, ku e keni lënë, çështjen nga e para…
Gazetari: Po jo, ke pyetur palët, ti je gjyqtar, s’të falet ky gabim…
Suzana përdor sërish gjykatën Sarandë duke pretenduar se prona 500 hektarë është rrjedhojë e trashëgimisë nga gjyshi, bazuar në vetëm një dokument arkivor.
Gazetari: Dhe një detaj tjetër, që të jesh ti i bindur, që je gabim, se unë jam i drejtpërdrejtë.
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Jo nuk mund të them, që unë jam gabim. Vendimi im do të gjykohet në një gjykatë më të lartë, është Apeli, do e vendosë nqs unë…
Gazetari: Ajo nuk ka trashëgimtarë. Edona Vojushi, që është gjyqtarja këtu në Sarandë, ia ka rrëzuar trashëgiminë Suzanës…Edhe një detaj që të bindesh që je gabim. Ti thua këtu, që kundështarët e Suzanës, i kanë dokumentat e rregullta. Si ia jep pronën ti Shina Mio? Ti thua, Shina Mio i ka dokumentat e rregullta.
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po të rregullta i ka.
Gazetari: Po si ia more Shina Mios dhe ia dhe Suzanës?
Gjyqtari Entiliano Spahiu: I jam bazuar një vendimi të formës së prerë. Ai vendim i ka shqyrtuar aktet dhe i kanë dalë të rregullta.
Gazetari: Shiko edhe një detaj tjetër: brenda 500 hektarëve që ti ia ke dhënë Suzanës, përfshihet edhe një kishë e vjetër shekullore…
Gjyqtari Entiliano Spahiu: Edhe njëherë po ta sqaroj: unë nuk i kam dhënë 500 hektarë, unë i kam njohur 500 hektarë./tvklan.al