Nje epokë e artë në marrëdhëniet mes dy shteteve e cilësuan marrëdhënien Serbi – Turqi presidentet Erdogan dhe Vuçiç pas takimit në Beograd.

Ata ranë dakort për të ngritur një ekip që do të punojë për forcimin e bashkëpunit ushtarak.

Recep Tayyip Erdogan: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë të tilla që mund të themi se po jetojmë në një epokë të artë mes dy vendeve. Shkmëbimi tregtar krahasuar me disa vite më parë është shtatëfishuar. Unë shpresoj që deri në fund të vitit të arrijmë në 2.6 miliardë Euro.

Aleksandër Vuçiç: Ramë dakort që të vendosim marrëdhënie më të ngushta në industrinë ushtarake. Ne kemi zgjedhur njerëz të rëndësishëm të cilët duhet të krijojnë një ekip që do të punonte për këtë. Në të gjitha sferat. bashkëpunimi ynë duhet të rritet.

Mes dy vendeve, u nënshkruan 11 marrëveshje dhe memorandume të ndryshme bashkëpunimi për projekte infrastrukturore, në energji, në media dhe shkëmbimet tregtar.

Klan News