Presidenti turk këmbëngul se luftimet në lindjen e Mesme do të shtrihen edhe në shtete të tjera. Erdogan është i mendimit se Izraeli synon edhe territorin e Turqisë ndaj pati një paralajmërim për kryeministrin Netanyahu.
Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë: Turqia e di shumë mirë se çfarëdo që të bëjë Netanyahu e di se çfarë synimi ka, por ne nuk do ta lejojmë asnjëherë që të bëjnë operacione në territorin tonë. Turqia e ka fuqinë për të shpartalluar çdo synim pushtues mbi tokat tona, po e them shumë qartë që fundi i tyre do të jetë shumë fatal.
Erdogan përsëriti cilësimin për Izraelin si një organizatë terroriste ndërsa fajësoi edhe Perëndimin për situatën në Lindjen e Mesme.
Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë: Përgjegjësi i gjenocidit në Gaza është Izraeli, por ky makrabitet paralizohet me shtetet e Perëndimit, ata që publikisht bënë thirrje për armëpushim nga ana tjetër nuk ndalojnë mbështetjen dhe armatosjen e Izraelit.
Këto deklarata Erdogan i bëri një ditë pasi dy ministrat turq, ai i mbrojtjes dhe i jashtëm dhanë sqarime para deputetëve për sigurinë në një seancë të mbyllur në Parlament.
Klan News