Në datën 7 Prill 2021, Spitali Rajonal i Fierit do të jetë i gjithë i restauruar nga Turqia. Është ky basti që ka vendosur Presidenti turk Erdogan me Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Ankara.

Rama bëri me dije se Presidenti Erdogan ka premtuar një spital tërësisht të ri të Fierit dhe afati është 3 muaj. Mirëpo, Kryeministri shqiptar është shprehur skeptik për periudhën e përfundimit brenda 3 muajve. E megjithatë, Presidenti turk shprehu vendosmërinë që projekti do të përfundojë në afat.

Kryeministri Rama: Së shpejti, edhe Spitali Rajonal i Fierit do të jetë realitet. Bastet në Turqi dhe në Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast me Presidentin, por basti i Presidentit që Spitali Rajonal i Fierit të jetë gati për 3 muaj, është një bast shumë i fortë.

Presidenti Erdogan: 3 muaj!

Kryeministri Rama: Në rregull! Unë do ta kisha humbur me qejf këtë bast, por edhe shans për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit, dhe shqiptarët, kur vjen puna tek zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht.

/tvklan.al