I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai në studio rrëfeu për betejën me Covid-19, por edhe mjaft detaje interesante rreth jetës së tij profesionale dhe private.
Erion Veliaj është i martuar me Ajola Xoxën dhe së bashku janë prindër të një djali që quhet Kajan.
Veliaj është shumë i lidhur me djalin e tij dhe në studio tregoi se Kajan është një djalë energjik dhe tepër i lëvizur, aq sa është e vështirë ta lësh një moment që të jetë vetëm.
Erion Veliaj: Është shumë i lëvizur, unë vrapoj në maratonë, merrem me sport, por po të them që jam në prag të hernias diskale, se një moment ta lësh ai të iku nga duart. Patëm një ngjarje këtë javë se fillon çerdhja javën tjetër. Duke qenë se ne të dy punojmë me orë të gjata, na duhet pak ndihmë. Mamatë tona, lavdi Zotit janë mirë me shëndet, po ne kemi vetë dy nënat tona, unë dhe Ajola nuk i kemi baballarët, por janë në një moshë që një njeri që vrapon si shtizë është shumë e vështirë t’i biesh mbrapa. Kishim një dado, e cila ishte shumë e mirë, por tha më vjen keq, por unë do jap dorëheqjen që ditën e parë, se ky tha është tërmet, është helikopter. Ç’kishte bërë, ishte në karrocë dhe ka mësuar si të shtypë atë butonin që zbërthehet komplet dhe i kishte ikur me vrap. Ajo e shkreta kishte panikosur, ajo gocë e re mosha jonë, por prapë kur të ikën një njeri me vrap nëpër rrugë thua: Larg qoftë të përplaset me një objekt ose ta shtypë ndonjë makinë. Ajo ishte tmerruar, i them është trim, por jo aq trim sa mendon. Pra jemi në një situatë ku Ajola e lë në çerdhe, pastaj e merr në drekë kur kthehet nga puna, pastaj ndoshta gjyshet ose një dado na ndihmon pak. Por çerdhen unë ia rekomandoj të gjithëve. /tvklan.al