Lajme Arkiva 2004
Lëvizja “Mjaft” nuk mbështet asnjë forcë politike dhe nuk identifikohet me asnjërën prej tyre. Përfaqësuesit e lëvizjes “Mjaft” kanë dalë në një konferencë për shtyp, për të qartësuar konfuzionin e vërejtur ditët e fundit rreth lëvizjes së tyre.
Erion Veliaj: Lëvizja “Mjaft” ka lindur dhe do të vazhdojë të ekzistojë si një artikulim i një revolte qytetare kundër të gjithë klasës politike shqiptare, klasë e cila me paaftësinë e saj për të kuptuar dhe për ti dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve, është shndërruar me këtë paaftësi që ka treguar në arsyen e vërtetë ekzistencës së kësaj lëvizje. Pavarësisht nga spekulimet politike, kërkesat e lëvizjes “Mjaft”, janë de do të mbeten vetëm shprehja e ndjeshmërisë dhe e sensitivitetit qytetar.
Krerët e lëvizjes “Mjaft”, përfituan nga rasti për të njoftuar se në orën 17 të ditës së sotme o t zhvillojnë para kryeministrisë një protestë të madhe për ti kërkuar kryeministrit Nano të bëjë falje publike si minimum i përgjegjshmërisë nga ana e tij për tragjedinë e Karaburunit, si dhe dorëheqje si shprehje të ekzistencës morale dhe qytetare./tvklan.al