Artisti dhe regjisori i mirënjohur Esat Oktrova, është nderuar me titullin “Qytetarë Nderi” nga këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës. Mes shumë emocioneve në një ceremoni të zhvilluar në teatrin “Migjeni”, autoritet lokale i kanë dorëzuar vazos së tij Mirela Oktrova, titullin në nderim të jetës dhe veprës së artistit të madh. Personalitete të mirënjohura të skenës shqiptare, kanë sjellë në vëmendje çaste që kanë kaluar me regjisorin e madh.

Tinka Kurti: “Esat Oktrova na dha kulturë morale, fizike, kulturore, edukatë mbi të gjitha na mësojë se si duhet me interpretu. Mund të krenohemi me plot gojën se ne kemi shkollën e lartë, na dhe Esat Oktrova”.

Petrit Malaj: “Të gjithë ndjehemi mirë kur respektojmë baballarët tanë, prindërit tanë. Të gjithë ndjehemi mirë kur respektojmë kolegët tanë, kur respektojmë komshiun, por ndihemi shumë më mirë kur respektojmë profesorin tonë, që sot kemi kënaqësinë pikërisht të respektojmë profesorin e nderuar Esat Oktrova”.

Artisti pogradecar Esat Oktrova, punoi për 7 vjet në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, duke vënë në skenë shumë drama, komedi dhe rinovime shfaqjesh artistike. Ai u nda nga jeta në vitin 2001 në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas një punë të madhe krijuese të vlerësuar me çmime dhe mirënjohjen e publikut./tvklan.al

Gazetar: Simon Shkreli