Vdekja e një gruaje kanadeze e quajtur Joyce Echaquan ka shkaktuar protesta dhe hetime të rrepta pasi është publikuar video tronditëse që tregonte se ajo është abuzuar verbalisht nga stafi i spitalit. Mendohet se motive i këtij abuzimi ka qenë racizmi.
Gruaja ka filmuar veten në momentin kur ajo po dhunohej nga stafi mjekësor, ndërkohë që bërtiste nga dhimbjet. Pamjet kanë qenë mjaft shqetësuese për të gjithë. Në video shihen disa infermierë që fyejnë në frëngjisht nënën 37-vjeçare.
“Ajo është e mirë në seks, më shumë se çdo gjë tjetër”.
“Ju jeni budallenj si dreqi”, ishin disa nga ofendimet që ajo po merrte nga stafi.
Burri i Echaquan, Carol Dubé, është shprehur për mediat se infermierët kishin për qëllim të poshtëronin gruan e tij.
“Unë kam shtatë fëmijë që kanë ngelur pa nënë, jam shumë i trishtuar”, u shpreh ai.
Kryeministri i Quebec-it, Francois Legault e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe shumë racist. Ai ka kërkuar që të bëhen hetime të rrepta. Dy infermierët që po abuzonin me gruan, janë pushuar nga puna.
Echaquan po ankohej për dhimbje stomaku kur arriti në spital dy ditë para vdekjes së saj. Një anëtar i familjes është shprehur për mediat se ajo vuante nga kushte të ndryshme shëndetësore dhe nuk i besonte spitalit për shkak të përvojave të mëparshme. /tvklan.al