Dorela dhe Saimiri janë një çift që janë përballur me momente të mundimshme dhe përpara i pret një tjetër vështirësi që kërkon gjithë zemrën e mendjen e tyre. Dorela e ndau historinë në “Ka Një Mesazh Për Ty” ku tregoi për dëshirën për të pasur fëmijë, humbjen e foshnjes së parë, depresionin e tanimë, ardhjen në jetë të djalit për të cilin kanë mësuar se ka spektrin e autizmit.
Arsyeja e ardhjes së saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është shoku i jetës, Saimiri i cili nuk e pranon dot situatën e vështirë ku gjenden. Dorela ka vënë re ndryshime te Saimiri dhe ajo e ka thirrur për t’i kërkuar që të bëhet i fortë e t’ia dalin si gjithnjë, ndërsa ky i fundit tregon se nuk do ta lërë kurrë vetëm.
Dorela: Çkemi zemër?
Saimir: Mirë shpirt!
Dorela: Më fal që të gënjeva!
Saimir: S’ka gjë!
Dorela: Ta dish që të dua shumë. Pavarësisht çdo gjëje, ne do ia dalim, do ia dalim gjithmonë siç ia kemi dalë. Unë nga ty thjesht dua që ti të bëhesh i fortë e ta kalojmë këtë sfidë me djalin që kemi. Dua që ti ta pranosh sfidën e t’ia dalim bashkë se djali ka nevojë për ne, ka nevojë për dashurinë tonë, ka nevojë të rritet për ne. Të dua shumë!
Saimir: Princesha ime, ti e di që ndoshta këto kohë, ti e di shumë mirë që çfarë ka ndodhur midis dy familjeve tona, edhe humbjet që ne patëm dhe ka qenë një moment shumë i vështirë, ma beso këtë, por ideja është që dua të dish, do të ta them sot sy për sy, ti e di që unë ta kam thënë, nuk është se po mohoj sot gjë, ti do ta kesh gjithmonë mbështetjen time deri në frymën time të fundit. Ti dhe djali jeni jeta ime, jeni ajo çfarë unë dua, jeni ajo çfarë unë kam krijuar. Unë do të mundohem të bëj të mirën, do të mundohem sado që të rrëzohem do të ringrihem. Do të jem për ty, për djalin dhe për çdokënd që do të ketë nevojë për mua./tvklan.al