Një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një spital publik në Paraguai, por fatmirësisht autoritetet kanë arritur ta gjejnë në pak kohë. Sipas mediave të huaja, ky rast nuk ka të bëjë me krimet e trafikimit njerëzor. Është aq sa e çuditshme, edhe e pabesueshme.
Natalia Edith Gonzalez nga Argjentina, kishtë gënjyer partnerin dhe familjarët e saj se ishte shtatzënë. Pas 9 muajsh, ajo kishte vijuar me skenarin e saj duke u thënë se po ikte në spital për të sjellë në jetë foshnjen. Udhëtoi drejt Asuncion në Paraguai dhe nuk hezitoi të futej në spital e veshur si infermiere.
Pak minuta para rrëmbimit, ajo kishte pirë çaj me gjyshen e vogëlushes duke e gënjyer se kishte shkuar në spital për të vizituar një të afërm. Nënë e vajzës së vogël është vetëm 19 vjeç, e siç duket për Natalian ka qenë “rasti ideal”.
Edhe pse doli nga spitali me vogëlushen në krahë, shkoi bleu rroba për të dhe për veten, ajo u kap nga policia disa metra larg kufirit me Argjentinën.
/tvklan.al