Për herë të parë në histori, skuderia Haas ka në përbërje një fitues të çmimit të madh të Formula Një. Esteban Ocon ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të pilotojë makinën amerikane.

Francezi mori triumfin e vetëm të karrierës së tij deri tani me Alpine në Çmimin e Madh të Hungarisë 2021. Ocon ka bërë 146 gara dhe ka konkurruar për skuadrat e Manor dhe Force India tashmë të zhdukura nga bota e automobilizmit.

Haas është i shtati në renditjen e konstruktorëve përpara Çmimit të Madh të Belgjikës të kësaj fundjave, 18 pikë përpara Alpine të vendit të tetë.

Ocon do të jetë partneri i britanikut dhe rezervistit të Ferrarit, Oliver Bearman në një dyshe krejtësisht të re dhe do të bashkohet nga Alpine në pronësi të Renault, i cili kishte njoftuar tashmë largimin e 27-vjeçarit. Haas që furnizohet me motor nga Ferrari hyri në Botën e Formula Një në vitin 2016 dhe ende nuk ka arritur të fitojë asnjë garë.

Klan News