Barcelona synon që të bëjë një blerje të madhe në vitin 2025 dhe pozicioni që synohet të përforcohet është krahu i majtë i ofensivës. Drejtori sportiv i blaugranave Deko mendon se duhen lojtarë që të luajnë më në thellësi, e performancën më të mirë deri më tani e ka bërë Rafinja në të majtë të sulmit.

Por krahu i preferuar i brazilianit është i djathti, e te Barcelona nuk duan që ta ndryshojnë këtë gjë. Deco e ka bërë të qartë se Luis Diaz është kandidati i tij i preferuar për të forcuar katalanasit.

Kolumbiani nuk e ka gjetur shumë shpesh rrugën e rrjetës, e megjithatë, karakteristikat e tij vlerësohen nga drejtuesit e klubit. Sipas spanjolles Sport, Liverpuli është gati që ta shesë sulmuesin e krahut, por blaugranat duhet që të paguajnë për kartonin e tij rreth 75 mln euro.

Për të tillë shifër, Barcelona do të duhet që të kursente 30 mln euro në shpenzimet për paga, pasi vazhdojnë që të jenë nën monitorim për shkak të problemeve të tyre financiare.

Drejtuesit blaugrana besojnë se diçka e tillë mund të arrihet, nisur nga fakti se janë disa futbollistë të cilët mund të shiten në verë. Andreas Christensen, Alex Valle dhe Eric Garcia janë emrat që pritet të ndryshojnë ekip në verë, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për t’i gjetur një destinacion të ri edhe Ansu Fati, që refuzoi të ikte në merkaton e dimrit.

Diaz u bë pjesë e Liverpulit në janar të 2022, pasi u ble nga Porto. Në 139 paraqitje të luajtura, ai ka shënuar 37 gola dhe ka dhënë edhe asiste.

Klan News