Me këto çizme llastiku Made in Albania, një simbolikë për ndërtimin dhe shkeljen e hapësirave publike, sot studentja Dila Gjinaj fitoi trofeun e Artit Bashkëkohor 2009, dhënë nga kompania e telefonisë celulare AMC, me një shpërblim prej 500 eurosh. Pikërisht mbi temën “Maket” është ngritur kjo ekspozitë e studentëve të grafikës, modës, tekstilit dhe multimedias...