U lirua të mërkurën nga burgu, por pas disa orësh kreu sërish vjedhje. Ky që shihni është Ardian Isufi, teksa po del nga qelitë e Drenovës, i dënuar për vjedhje.

Por vetëm pas disa orësh ai kreu sërish një grabitje. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” të Korçës, ku i riu pogradecar, pikasi një mjet “Ford Fiessta” të ndezur, parkuar ngjitur me një minamarket.

Me shpejtësi u largua në drejtim të Pogredecit, por pas rreth një ore policia e Korçës arriti ta zbulonte nga kamerat e sigurisë. Ky mjet është fiksuar deri në fshatin Lumalas dhe më pas grabitësi ka humbur gjurmët.

Policia u vu në kërkim të të riut dhe arriti që ta kapte në kryeqytet teksa udhëtonte me një furgon të linjës Korçë-Tiranë.

Në këtë video të shkurtër të siguruar nga gazetarja e Klan News Daniela Zisi, gazetarët e pyesin “a do kërkojë për punë?” dhe ai pohon me kokë. Por mesa duket, ai nuk heq dot dorë nga “zanati” i vjetër…

/tvklan.al