Figura e femrës nudo dhe fluturat kanë zënë vend në 30 tablot e piktores kosovare Ardiana Shasivari Kika, të ekspozuara në galerinë Ibrahim Kobra në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve në Tiranë në kuadër të kulturës Shqipëri-Kosovë. Ekspozita e piktores kosovare është e ndarë në dy cikle, femra ku paraqitet brishtësia dhe fortësia e saj në të njëjtën kohë, si dhe fluturat që Kika i quan flutura mbretërore. Spuntoja e këtyre tablove siç thotë vetë autorja është marrë gjatë vizitës në
Zelandën e Re dhe Australi ku këto flutura janë karakteristike.
Ardiana Shasivari-Kika: “Cikli i parë fillon me femrat nudo, ku aty i trajtoj femrën shtatzëne, lindjen e fëmijës, të gjitha ato çka i përballon në jetë. Pjesën e dytë pse e bashkangjes unë me ciklin e fluturave nuk është e rastit sepse unë këto flutura rrinë të gjitha sëbashku në llojin e vet dhe e marrin formën e objektit ku qëndrojnë ato edhe diqysh kanë qenë si sinonim për femrën, për atë ngrohtësinë, instinktin e lindur për të ndejtur bashkë, për të ndejtur familja bashkë”.
Mes 30 tablove, Kika veçon një prej tyre.
Ardiana Shasivari-Kika: “Këtu është flutura e punime edhe me fletëzat e arit 24 karat, të cilat janë përdorur në ikonografinë e lashtë në kohën onofruane, nëpër freskat e kishave të vjetra edhe pse nuk është e rastit kjo që kam vu. Qëllimi i kësaj ka qenë që flutura, pra që simbolizon shpirtin ana tjetër e kundërta ari simbolizon përjetësinë dmth shpirti asnjëherë nuk vdes mbetet e përjetshme”.
Ekspozita e parë e piktores kosovare në Tiranë, është mirëpritur nga publiku dhe kritika.
Ardian Isufi: “Ky lloj paralelizmi ndërmjet femrës dhe shpirtit të përjetshëm, më duket një mënyrë elegante për të sjellur dmth disa momente emocionale, estetike dhe artistike dmth në artin bashkëkohor mbarë shqiptarë. Piktura e saj, arti i saj është një sebep për të përjetuar diçka sipas këndvështrimit tonë”.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun kryeqytetas gjatë një jave./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami