Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Arrest Ne Shtepi

SPAK, Erion Veliaj, Hekuran Bregu

Zbardhen diskutimet në seancë, Veliaj: Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend

“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë”, kështu mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në seancë gjyqësore. Më tej, ai ka thënë se i ka hyrë në hak familjes duke shtuar se ka punuar edhe për festa e të shtunave e të...

Shkurt 12, 2025

Shisnin kanabis në doza në Shijak, arrestohen 2 të rinj

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeater” është vënë në pranga 20-vjeçari me iniciale A.S. dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari me iniciale F.M. Ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në...

Janar 9, 2025

Kushtetuesja sqaron vendimin për Berishën

Teksa përfaqësues të opozitës kanë kërkuar nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të procedojnë menjëherë pa vonesë me revokimin e masës jo proporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj kreut të Partisë demokratike, Gjykata Kushtetuese ka reaguar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Ajo sqaron se vendimi i djeshëm i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje”...

Nëntor 22, 2024

Në kërkim pasi theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ka rënë në prangat e Policisë. Sipas asaj që njofton Policia i arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim....

Tetor 20, 2024

Arrest shtëpie për kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, SPAK: Shpërdoruan detyrën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me zbatimin e vendimeve të Këshillit Bashkiak për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç – Guri i Lules” me gjatësi 3.2...

Shtator 9, 2024

Zbardhet pengmarrja e 35-vjeçarit në Kamëz/ Arrestohen 5 persona, 2 në kërkim

35-vjeçari, Ervis Xhixha, në Janar të këtij viti u mor peng për pak orë nga 7 persona, të cilët e kanosën atë për t’i marrë rreth 80 mijë Euro. Autorët e kësaj ngjarje të regjistruar në qytetin e Kamzës janë identifikuar nga policia e Tiranës dhe 5 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë...

Korrik 31, 2024

Terrorizoi Korçën, “arrest në shtëpi” për të moshuarin, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

I moshuari që terrorizoi banorët në Korçë do të qëndrojë në arrest në shtëpi. Këtë masë caktoi gjykata e këtij qyteti për Edmond Naskën, i cili qëlloi me automatik nga ballkoni i apartamentit të tij në lagjen nr. 16 të martën. Sipas policisë, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sipas mjekëve nuk ka...

Korrik 19, 2024

Gjykata e Posaçme lë në burg Ilir Beqajn/ Ish-ministri ofroi 5 mln Lekë garanci për ndryshim mase

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i vënë nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Në nje seancë maratonë, togat e zeza konfirmuan masat e sigurisë për Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj, si dhe 4 të akuzuarit e tjerë të...

Korrik 7, 2024

“Arresti në shtëpi” nuk e pengoi të digjte makinat në Kamëz, përfundon në burg 23-vjeçari

A. Saliu 23 vjeç është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz pasi dyshohet se është autor i zjarrvënies së makinave me qira në rrugën “Donald Trump” në Kamëz. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka mësuar se në momentin e ngjarjes, Saliu ka qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpi” për akuzën e trafikimit...

Qershor 6, 2024

U kapën me Euro të vjedhura nga bankat europiane, lihen në arrest shtëpie 2 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masë sigurie “arrest në shtëpi” për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me 80 mijë Euro të dyshimta. Eurot ishin me bojë sigurie dhe dyshohet se ishin vjedhur në bankat europiane. Dy të arrestuarit kërkonin që ta shisnin shumë e Eurove duke e...

Maj 23, 2024