I moshuari që terrorizoi banorët në Korçë do të qëndrojë në arrest në shtëpi. Këtë masë caktoi gjykata e këtij qyteti për Edmond Naskën, i cili qëlloi me automatik nga ballkoni i apartamentit të tij në lagjen nr. 16 të martën.
Sipas policisë, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sipas mjekëve nuk ka kartelë dhe pritet t’i nënshtrohet një ekspertimi. Orët e panikut zgjatën në Korçë të martën pasi Naska u izolua në banesë dhe nuk hapte derën. Policia e qytetit nuk arriti që ta bindte për t’u vetëdorëzuar.
U desh ndërhyrja e forcave RENEA, të cilët pas disa minutave negociatave hoqën kangjellat e ballkonit dhe shpërthyen derën duke u futur në banesë ku arrestuan Edmond Naskën, i cili nuk bëri rezistencë. Fqinjët thanë se i moshuari ishte person problematik në lagje ndërsa prej kohësh jetonte i vetëm.
Tv Klan