Teksa përfaqësues të opozitës kanë kërkuar nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të procedojnë menjëherë pa vonesë me revokimin e masës jo proporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj kreut të Partisë demokratike, Gjykata Kushtetuese ka reaguar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Ajo sqaron se vendimi i djeshëm i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.

Më tej në njoftim sqarohet se sikundër u deklarua edhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, përsa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

Tv Klan