Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Beograd

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd. Vuçiç tha se takimi kishte “rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”. “Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe...

Shkurt 4, 2025

Serbi: Zjarr në azilin e të moshuarve, 8 viktima

8 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të lënduar nga një zjarr që përfshiu një azil të moshuarish në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. 4 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë në spital. Ministria e Brendshme e Serbisë tha...

Janar 20, 2025
Zjarr në një azil në Beograd

Zjarri në azil, tetë viktima në Beograd

Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në Beograd pasi një azil u përfshi nga flakët. Sipas autoriteteve zjarri shpërtheu në komunën e Barajevës. Tre prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Starovic, tha se 13 të moshuar janë...

Janar 20, 2025

Mosmarrëveshja që pengon martesat e studimet universitare

Nga Blerta Dalloshi Berisha Një listë e gjatë e problemeve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë lindin nga problemet që dy shtetet i kanë në mes vete. Në jetën reale qytetarët kanë probleme edhe nëse vendosin të lidhin martesa, të regjistrohen në universitete apo edhe të krijojnë biznes. Në lëkurën e saj Suzana Mariç një...

Gusht 30, 2024
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns

Drejtori i CIA-s pas Sarajevës viziton edhe Beogradin

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, do të udhëtojë në Beograd pas një vizite që e kreu në Sarajevë të martën, mëson Radio Evropa e Lirë. Në faqet zyrtare të Presidencës dhe Qeverisë së Serbisë, tani për tani nuk ka njoftime zyrtare për takimet e mundshme me zyrtarin e lartë amerikan....

Gusht 20, 2024

Mijëra njerëz në protestë në Beograd/ Kundërshtohet rihapja e minierave të litiumit

Kryeqyteti serb Beogradi u pushtua këtë të shtunë në mbrëmje nga mijëra protestues kundër hapjes së minierës së litiumit. Drejtuesit e shoqatave për mbrojtjen e mjedisit deklaruan se ka përfunduar afati 40 ditor që i kishin caktuar Qeverisë së Serbisë për të miratuar Ligjin për ndalimin e përhershëm të kërkimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit...

Gusht 10, 2024

Arrestimi i 5 serbëve në Kosovë, Vuçiç: Lajm i tmerrshëm, do të bisedoj me zyrtarë të BE-së dhe SHBA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dënuar arrestimin e serbëve në Kosovë dhe ka paralajmëruar se do ta diskutojë këtë çështje me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së. Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë ditës së sotme njoftoi se pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër civilëve në vitin 1999. Vuçiç u...

Gusht 4, 2024

Scholz në Beograd për bateritë e litiumit

Nga Beogradi kancelari gjerman Olaf Scholz rikonfirmoi mbështetjen për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike. Scholz ishte dëshmitar i nënshkrimit të memorandumit mes BE-së dhe Serbisë për importin e mineraleve si litiumi i rëndësishëm për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Serbia ka depozitat më të mëdha të litiumit në Europë, të cilat kapin...

Korrik 19, 2024

SHISH: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh

E rezervuar për të dhënë informacione përpara medias, Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni paralajmëroi se agjentura ruse dhe ajo serbe kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë. Teksa raportoi në Komisionin e Sigurisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit që lamë pas, Hyseni tha se në kuadër të misionit që SHISH-i...

Korrik 17, 2024
Protesta kundër festivalit "Mirëdita, dobar dan" në Beograd, Serbi, më 27 qershor 2024.

Shoqata joqeveritare nga rajoni e dënojnë ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Nëntëdhjetë organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë nga rajoni u bënë thirrje të hënën autoriteteve serbe ta rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, si dhe t’i mbrojnë organizatorët e tij. “Ne e dënojmë vendimin e autoriteteve në Serbi për ndalimin e festivalit vetëm sepse u sulmua nga struktura...

Korrik 1, 2024