Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në Beograd pasi një azil u përfshi nga flakët. Sipas autoriteteve zjarri shpërtheu në komunën e Barajevës.
Tre prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Starovic, tha se 13 të moshuar janë evakuuar nga ndërtesa dhe është siguruar strehimi i përkohshëm i tyre. Duke folur rreth hetimeve për ngjarjen, ai tha se ka dyshime që bëhet fjalë për zjarrëvenie të qëllimshme.
Mësohet se azili kishte licensë dhe plotësonte kërkesat për mbrojtje nga zjarri.
Policia në bashkëpunim me forcat zjarrëfikëse po punojnë për përcaktimin e shkakut të ngjarjes që u mori jetën 8 personave.
Klan News