8 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të lënduar nga një zjarr që përfshiu një azil të moshuarish në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. 4 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë në spital.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Në bazë të të dhënave paraprake dyshohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

Tv Klan