Tetë trupa të pajetë u nxorën nga lumi Drina, pasi një varkë me të cilën lundronin disa emigrantë, u fundos natën e shkuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë.
Policia kufitare gjeti në breg 15 persona të mbijetuar nga rreth 25 që ndodheshin në varkë.
Në mesin e të mbijetuarve, shumica e tyre nga Maroku, janë edhe tre fëmijë. Deri tani nga ekipet e shpëtimit janë gjetur trupat e tetë të mbyturve.
Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore.
Tv Klan