Kostot e shërbimeve telefonike në Shqipëri vazhdojnë të jenë në nivele shumë të larta, kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore adresuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas Shqipërisë edhe ish-republika Jugosllave e Maqedonisë edhe Bosnje-Hercegovina vijojnë të kenë të njëjtin problem, infrastrukturën e telefonisë dhe kostot e larta, të cilat sipas Bankës Botërore...