Polemikat për arbitrimin në Turqi, kanë qenë të shumta këtë sezon. Përballë protestave të shumta, Federata Turke u detyrua të zgjedhë një arbitër të huaj, për derbin e Stambollit, mes Galatasaray-t dhe Fenerbahce-s.

Slloveni Slavko Vincic, vendosi drejtësi në derbin e zjarrtë, i cili u mbyll pa gola. Pas ndeshjes, trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, deklaroi se ishte i kënaqur me vendimet arbitrare.

Drejtuesit e klubit të Fenerbahce, kanë bërë një kërkesë të rëndësishme në Federatën Turke. Ata duan që të gjitha ndeshjet, deri në fund të sezonit të gjykohen nga arbitra të huaj.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e tyre do të pranohet, apo do të vazhdohet me gjyqtarë turq. /tvklan.al