Kryeminstri i Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar me asambletë e Partisë Socialiste këtë pasdite deklaroi se deri në vitin 2029 biznesi vogël nuk do të paguajë asnjë taksë, ndryshe nga biznesi i madh që e ka 15%.
“Ne nuk jemi dakord që t’ua marrin të gjitha bizneseve të vogla me taksë, sot jo deri më 2029 e kam thënë zero, zero. Për të gjithë ata që vetëpunësohen dhe punësojën të tjerë se ata janë aletët tanë më të mëdhenjë, biznesi i vogël. Biznesi i madh ia kërkojmë 15%, nga ana tjetër kemi bërë diçka në Shqipëri që nuk është bërë kurrë për shëndetësinë”, tha Rama.
Rama foli edhe për shëndetësinë ku hodhi poshtë të gjitha akuzat e kryedemokratit Sali Berisha dhe tha se Shqipëria sot ka një shëndetësi dhe një urgjencë që nuk ekzistonte kurrë më parë.
“Flitet mbarë e mbrapshtë për shëndetësinë, për spitalet, etj, etj. Nuk them unë që s’ka probleme, por duhet të jesh totalisht i verbër, por jo i verbër nga ata që Zoti i ka privuar nga sytë, por i verbër nga ata që Zoti i ka dhënë dy sy por i ka bllokuar trurin e vogël dhe prandaj sytë nuk funksionojnë me hundën zhytur në kenetë që të flasësh sot për shëndetësinë dhe të thuash më keq s’ka qenë ndonjëherë. 53 spitale në një dekadë i kemi bërë ne fringo, 53 spitale. 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare. Gjithë të tjerët janë ribërë nga e para. Tani mund të themi çfarë të duam për urgjencën, por ne nuk kishim urgjencë fare. Ku kishte urgjencë në Shqipëri, sot kemi urgjencën kombëtare dhe nëse ato autombulancat e mëparshme kur niseshin ndonjëherë kur kishin naftë, duheshin 45 minuta deri në 60 minuta mesatarisht që të vinin. Sot urgjenca e ka 10-15 minuta mesataren e vet dhe kjo nuk është diçka që është thjeshtë e thënë. I ka të gjitha thirrjet të regjistuar. Dhe kemi pasur faktikisht një situatë katastrofike me ca makine të lodhura. Sot kemi 320 autoambulamca me të gjithë aparaturat jetshpëtuese brenda”, tha Kryeministri Rama.
Por Kryeminstri Rama nuk harroi të theksonte që shëndetësia ka akoma probleme, por premtoi se do të bëjnë një shëndetësi në nivelë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara.
“A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, nuk diskutohet, por ama edhe shëndetësia është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe me përmbushjen e të gjitha atyre objektivat e të reformës në 2023 do të jetë një sistem shëndetësor që do t’ua plotësojë të gjitha nevojat shqipatrëve. Dhe kemi në plan edhe disa spitale të reja nivelit të lartë edhe me Italinë, edhe me Emiratet e Bashkuara dhe po iu them që nuk do të ndodhi më që nga halli dhe nga pamundësia këtu shqipatrët të shkojnë në Turqi për të marrë shërbim shëndetësor. Me Shqipërinë e 2030 do t’i kemi të gjitha këtu, të gjiha llojet e shërbimeve, të gjitha cilësitë që kërkojnë kur shkojnë në Turqi”, tha Kryeministri Rama.
/tvklan.al