Qindra besimtarë ortodoksë iu drejtuan që në orët e para të ditës kishës së Shën Marisë në fshatin Boboshticë të Korçës për të kremtuar siç thuhet në kalendarin ortodoks fjetjen e virgjëreshës Mari. Liturgjia hyjnore u mbajt në kishën që daton prej shekullit të 14-të. Pasi janë lutur përpara ikonës së shenjtores, besimtarët kanë kënduar...