Mbi 5 mije automjete kane hyre brenda një dite për te kryer ritin e ditës se Shën Marisë ne plazhin e Divjakës duke shënuar dhe fluksin me te madh te pushuesve.
Ne këtë dite me mijëra besimtare nga vendi dhe me banim jashtë vendit kane hyre ne det për te kapërcyer dallgët, te cilat simbolizojnë për to larjen e mëkateve te kryera gjate një viti.
“Kam ardhur sot se është një ditë e shënuar që kapërcehen tre dallgët e lahen mëkatet tona”.
“Është një ditë e shënuar. Duhet të kalohen dallgët sepse lahen mëkatet, çfarë janë këto thëniet edhe ne kemi ardhur posaçërisht për këtë sot”.
“Çdo vit në datën 14 ne vijmë kalojmë dallgët këtu”.
“Kam kapërcyer tre dallgët. Kështu më kanë thënë më të rriturit dhe për të larë mëkatet, siç thuhet gjithmonë.”
Pelegrinazhi i përvitshëm është mbajtur ne mbikëqyrjen dhe te forcave te shumta te policisë, te cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare, për te mos lejuar kalimin e automjeteve ne territorin e plazhit.
Myftar Brahamaj: “Ne do kalojmë me kujdes duke marrë shkas nga një mjet që e kthyem tani mbrapa dhe çdo mjet që do jetë këtej do ndëshkohet sipas rregullit që ka policia. Kam marrë të gjitha masat për të shkuar çdo gjë në rregull, pa pasur aksidente. Duke marrë shkas nga aksidentet që kanë ndodhur andej janë bërë parandalimi i tyre.”
Besimtarët ortodoksë të Korçës dhe rrethinave të saj kanë kremtuar festën e Shën Marisë, që sipas besimit ortodoks, është dita kur nëna e Jezu Krishtit, Shën Maria, nisi rrugëtimin drejt Parajsës.
Liturgjia hyjnore është mbajtur në Kishën e Shën Marisë, ne Boboshticë, që daton në shekullin e 14, ku besimtarët janë lutur para ikonës së shenjtores dhe kanë kënduar së bashku himnin për Perëndinë dhe birin e tij, Jezu Krishtin.
“Një festë fetare të tërëve na mëson për mirë, Feja, ndjehemi më të qetë, çdo gjë e mirë.”
“Është një vend që neve shprehim dëshirat tona, kërkojmë paqe në shpirtin tonë dhe një të ardhme sa më të mirë për Shqipërinë dhe për ne shqiptarët.”
“Mirësi, mbarësi, gëzuar, gjithë të mirat te gjithëve! Zoti i bekoftë”.
Pas përfundimit të ritualeve fetare, të pranishmit, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, e kanë vazhduar festën në lokalet e fshatit turistik të Boboshticës, që dallohet për kuzhinën tradicionale dhe rakinë e manit.
Pas Krishtlindjeve dhe Pashkës, festa e Shën Marisë është festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani