Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Habilaj

Dorëzohet Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë së Vlorës

U dënua bashkë me Saimir Tahirin me 5 vjet burg për shpërdorim detyre Para se të dorëzohej tek ish-kolegët e tij të Tiranës, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim në Nëntor të vitit 2017, kishte përgatitur një letër publike, në të cilën mohoi akuzat e prokurorisë. Në letër ai shpjegon...

Maj 16, 2020

Shtyhet për herë të tretë gjyqi ndaj Tahirit

Edhe pse Saimir Tahiri ka kërkuar gjykim të shkurtuar në procesin e tij, ende nuk është zhvilluar një seancë e plotë, pavarësisht se ka kaluar një muaj nga nisja e gjyqit. Për herë të tretë, gjykata ka dështuar të nisë shqyrtimin gjyqësorë. Trupa e gjyqtarëve ka konstatuar se në fashikuj e hetimit mungonin tre dëshmitë...

Korrik 17, 2019

Nis gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Në Gjykatën për Krimet e Rënda ka nisur këtë të mërkurë gjyqi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-Ministri mbërriti në gjykatë pas orës 09:00 të mëngjesit, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar. Ish-zyrtari i lartë akuzohet për favorizim...

Qershor 19, 2019

Të mërkurën nis gjyqi i Tahirit

“Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të përballet të mërkurën më Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të mërkurën nis gjyqi në themel për ish-Ministrin që akuzohet nga prokuroria për “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal”. Në seancën e së mërkurës do të shqyrtohet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar që...

Qershor 18, 2019

Sekuestrohen pasuritë e Habilajve

Disa miliona euro pasuri u janë sekuestruar vëllezërve Habilaj dhe familjarëve të tyre, si të dyshuara se janë produkt i aktiviteteve kriminale. Vendimi është marrë nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sekuestro u është vendosur edhe disa pasurive, të cilat janë në emër të familjarëve të Moisi, Artan dhe Florian Habilaj....

Shtator 21, 2018

Dosja “Tahiri”, letërporosi të reja drejt Italisë e Greqisë

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgon dy letërporosi të reja për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime pranë Prokurorisë, pohuan se një prej tyre i është dërguar autoriteteve italiane të drejtësisë dhe tjetra për ato greke. Përmes tyre pritet të marrin përgjigje pikëpyetje të prokurorisë në lidhje me dyshimet...

Prill 13, 2018

PD: Do të kërkojmë kallëzim penal për Ministren e Drejtësisë

Opozita do të kallëzojë për shpërdorim detyre Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me ekstradimin në Itali të Nezar Seitit. Gjatë interpelancës së thirrur me Ministren Gjonaj, demokratët argumentuan se ekstradimi i të dyshuarit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si financier i bandës së Habiljave, është bërë në shkelje të ligjeve vendase, për të...

Shkurt 8, 2018

Ekstradimi i Seitit, Ministri italian i Drejtësisë falenderon autoritetet shqiptare

Ministrit italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, falenderon autoritetet shqiptare për përgjigjen e menjëhershme të kërkesës së palës italiane për ekstradimin e Nazer Seitit. “Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar Seiti Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate...

Janar 31, 2018

Ekstradimi i Seitit, policia jep informacion zyrtar

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë. Në një njoftim për mediat sqarohet se rreth orës 11:40 të së enjtes, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i Nezar Seitit, 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjorm të Vlorë. “Nezar SEITI...

Janar 25, 2018

50 ditë të tjera burg për “financierin” e Habilajve

Gjykata e Tiranës ka shtuar me 50 ditë të tjera afatin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për qëllim ekstradimi ndaj Nezar Seitit. Ai kërkohet nga drejtësia italiane, pasi dyshohet të jetë “financieri” i grupit kriminal të trafikut të drogës, i drejtuar nga Moisi Habilaj. Në seancë Seiti kërkoi shuarjen e masës së sigurisë,...

Dhjetor 4, 2017