Në Gjykatën për Krimet e Rënda ka nisur këtë të mërkurë gjyqi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-Ministri mbërriti në gjykatë pas orës 09:00 të mëngjesit, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar. Ish-zyrtari i lartë akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj, në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Ish-Ministri i Brendshëm përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimesh bashkë me tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.
Tahiri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke thënë se organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij. Hetimet për të nisën në Tetor të 2017. /tvklan.al