Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë. Në një njoftim për mediat sqarohet se rreth orës 11:40 të së enjtes, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i Nezar Seitit, 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjorm të Vlorë.

“Nezar SEITI është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndëkombëtar për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian dhe nenet 80, 73, 74 të ligjit italian mbi narkotikët nr.309/1990”,

sqaron policia në njoftimin e saj.

Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018.

/tvklan.al