I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se Kosova dhe Serbia dështuan të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e vitit të kaluar, ndërsa paralajmëroi se kjo mund t’i kushtojë Kosovës me dështim në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. “E di që ka shqetësime...