Lajme Arkiva 2004

Qytetarët kanë nisur të hedhin firmat në peticionin drejtuar shtetit shqiptar dhe Komisionit Evropian. Jashtë mureve të këtij institucioni firmoset për të reduktuar varfërinë dhe moshtrenjtimin e jetës së shqiptarëve.

Lëvizja e lirë dhe reformat në gjendje civile, përgatitja e kartave të identitetit, forcimi i sigurisë në  pikat e kalimit kufitar, janë disa nga pikat që kryeqytetasit kanë firmosur për t’ia dërguar qeverisë shqiptare.

Zyra për mbrojtjen e qytetarëve është mbështetur nga këshilli rinor dhe qeveria studentore shqiptare, ku pas kërkesave të një muaji më parë mbi tarifat arbitrare të KESH-it dhe Albtelecom-it u s’është shtuar edhe ajo për të qenë evropian.

“Ne vendosëm që peticionit tonë për uljet tarifave të KESh-it dhe të Albtelecom-it ti bashkëngjisim edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, sepse ne duam që qytetarëve shqiptarë të mos shkojnë më në Evropë me skafe, sepse ne jemi Evropë dhe meritojmë  të jemi Evropë”.

“Pjesë e kësaj lëvizje është edhe peticioni që ne kemi filluar sot dhe i cili do i dorëzohet në datën 22 Janar. Meqenëse hapen edhe negociatat zyrtare të qeverisë shqiptare do i drejtohet të gjitha institucioneve dhe qeverisë shqiptare, njëkohësisht do i çohet edhe për dijeni delegacionit të bashkimit evropian në mënyrë që të gjithë këta faktorë, të cilët kanë në dorë integrimin dhe negociatat sa më shpejt të shqiptarëve në Bashkimin Evropian,  të jenë në dijeni dh të kenë sensibilitetin e duhur  kundrejt nevojave të qytetarëve shqiptarë”.

Simbolikisht viza Shengen për lëvizjen e lirë është vendosur në një racion autobusi pranë Këshillit të Evropës./tvklan.al