Lajme Arkiva 2003

Përfundon në Sarandë konferenca dy ditore institucionale dhe ligjore. Në këtë konferencë u trajtuan mes të tjerash edhe shqetësimet që sjell media e cila jep rezultate të parakohshme ku personat që kanë faj i bën të pafajshëm pa thënë më parë fjalën e saj drejtësia.

Në këtë konferencë merrte pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Spiro Peçi, i cili u shpreh i kënaqur që ju dha prioritet procesit të ligjshëm për një përsosje të nevojshme në magjistraturë dhe reformat në gjyqësor.

Spiro Peçi: Mesazhi që jep Këshilli i Evropës është fare i qartë dhe në përputhje me strategjinë dhe programet që ka qeveria në drejtim të politikave shtetërore për reformën në drejtësi. Në qoftë se thashë se vumë pikat mbi i ato do të ishin. Problemi i procesit legjislativ, pra përpunimi, miratimi dhe mendimi i atyre ligjeve të cilat do të hapin rrugën në reforma të mëtejshme në sistemin e drejtësisë. Së dyti, problemi i ekzekutimit të vendimeve civile, pra arritja e shërbimit përmbarimor në një shkallë më të lartë e cila do të bëhet me masat që do të merren nga Ministria e Drejtësisë dhe me ndihmën e sapo deklaruar nga Këshilli i Evropës dhe nga Komisioni Evropian.

Zoti Peçi në fund shprehu bindjen për suksesin dhe efektivitetin e kësaj konference duke bërë edhe një bilanc të punës dhe të mangësive të vitit 2002./tvklan.al