Lajme Arkiva 2003
Konferenca e pestë e reformës institucionale dhe ligjore ka flilluar punimet e saj duke e patur si objekt vlerësimin dhe koordinimin e punës për funksionimin efektiv të sistemit juridik shqiptar.
Punimet e konferencës i ka hapur Ministri i Drejtësisë Spiro Peçi, ndërsa në debat dhe në seancat e kësaj konference, kanë marrë pjesë edhe kryeprokurori Sollaku, avokati i popullit Dobjani dhe zëvendës Ministrat e Rendit dhe të punëve të jashtme. Konferenca zhvillohet nën kujdesin e Këshillit të Evropës, ndërsa ministri Peçi deklaron se në kuadër të procesit të stabilizim asocimit, drejtësia shqiptare do të ndihmohet nga organizma shqiptarë.
Spiro Peçi: “Bashkëpunimi i tyre do të synohet kryesisht në ato probleme të cilat ne i kemi më problematike. Fjala vjen në rritjen e aftësive profesionale të punonjësve të gjyqësorit, sepse nëpërmjet tyre do të bëjmë të mundur që të kualifikojmë. Gjyqtarët, prokurorët oficerët e policisë gjyqësore, së dyti, nëpërmjet kësaj konferencë dukë vënë në pah dhe duke qëndruar më shumë në magësitë që kemi , do të jetë e mundur të paktën me ç’kemi biseduar dhe nga sa duket deri më tani në seancën e parë do të kemi edhe një ndihmë ekonomike e cila do të shkoj gjithmonë për rregullimin e infrastrukturës së gjyqësorit”./tvklan.al