Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Marreveshja Per Emigrantet

A është e interesuar Britania për marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët? Si përgjigjet ambasadori

Këtë të martë ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott. Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, model që është parë edhe nga pala britanike si opsion. Por ambasadori u shpreh se Britania nuk është...

Dhjetor 24, 2024

Meloni thirrje GJED për Gjadrin: Të bëhet qartësim përfundimtar për çështjen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri thirrje Gjykatës Europiane të Drejtësisë të heqë pengesat e ngritura nga drejtësia italiane për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. “Të bëhet qartësim përfundimtar për çështjen që ka qenë subjekt i masave gjyqësore mbi bazën e shijeve ideologjike, që nëse do të mbështeteshin edhe nga Gjykata Europiane e...

Dhjetor 17, 2024

Meloni: Vendimi i gjykatës për emigrantët, i paarsyeshëm

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Gjykatës së Romës për vendet e sigurta që bllokuan zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe urdhëroi kthimin për herë të dytë të emigrantëve nga kampi i Gjadrit.   “I konsideroj të paarsyeshme disa vendime të një pjese të gjyqësorit, që në fakt duke u përpjekur të...

Nëntor 14, 2024
Mattarella

“Emigrantët”, Presidenti Mattarella i përgjigjet Elon Musk: Italia di të kujdeset për veten

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i është përgjigjur miliarderit amerikan Elon Musk që një ditë më parë ndërhyri në paktin Shqipëri-Itali për emigrantët, duke kritikuar gjyqtarët që shprehen kundër qeverisë Meloni për dërgimin e refugjatëve në Gjadër. Sot, kreu i shtetit italian thotë se Italia është një shtet që di të kujdeset për veten. “Italia...

Nëntor 13, 2024
Giorgia Meloni

Meloni: Nuk tërhiqemi nga marrëveshja me Shqipërinë

Qeveria italiane do të heqë dorë nga zbatimi i marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, pavarësisht se të hënën, Gjykata e Romës ktheu për të dytën herë azilkërkuesit e sjellë në kampin e Gjadrit me anijen ushtarake italiane Libra, të premten. Gazeta Italiane “La Stampa” citon Kryeministren Giorgia Meloni, e cila thotë se gjykatësit po përpiqen...

Nëntor 12, 2024

Gjykata e Romës: Emigrantët e Gjadrit të kthehen në Itali

Edhe grupi i dytë i emigrantëve të ndaluar në kampin e Gjadrit u kthye në Itali. Ishte sërish vendimi i Gjykatës së Romës që refuzoi të miratojë ndalimin e këtij grupi prej 7 emigrantësh në qendrën e Shqipërisë dhe e dërgon këtë çështje në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Ky veprim paraqet një goditje të re...

Nëntor 11, 2024

Emigrantët në Gjadër, Gjykata e Romës e çon çështjen në GJED

“Një tjetër ndalesë për eksperimentin ‘Shqipëria’”. Kështu shkruan italiania La Repubblica duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Romës që kanë pezulluar gjykimin për verifikimin e ndalimit të shtatë emigrantëve që u dërguan në Shqipëri me anijen Libra, duke e referuar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Duke qenë se arrestimi i urdhëruar nga...

Nëntor 11, 2024
Emigrantet ne Gjader (8 Nentor 2024)

Kthehen mbrapsht 2 nga 8 emigrantët që mbërritën në Shëngjin

Pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, vetëm 6 prej tyre do të strehohen kampin e Gjadrit. Dy të tjerët do kthehen sërish në vendin fqinj, pasi kanë rezultuar me probleme gjatë verifikimeve të kryera, fill pas mbërritjes së tyre në tokën shqiptare përmes anijes ushtarake “LIBRA”...

Nëntor 8, 2024

Mbërrin në Shëngjin grupi i dytë i emigrantëve

Pavarësisht vendimeve të drejtësisë italiane, anija ushtarake “Libra” mbërriti sërish mëngjesin e kësaj të premte në portin e Shëngjinit. Në bord kësaj here mbante vetëm 8 emigrantë të paligjshëm, të kapur në brigjet e Siçilisë. Ata janë 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi. Emigrantët janë sistemuar fillimisht në qendrën e pritjes në Shëngjin, ku...

Nëntor 8, 2024
Anija "Libra" mbërrin në Shqipëri

Grupi i dytë me emigrantët nga Italia mbërrin në Shëngjin

Mëngjesin e kësaj të premteje ka mbërritur në brigjet shqiptare anija luftarake italiane “Libra”. Në bordin e saj ishin 8 emigrantë të cilët fillimisht do të qëndrojnë në qendrën pritëse në Shëngjin. Atje do t’i nënshtrohen procedurave të regjistrimit, kontrollit mjekësor, ushqimit dhe veshmbathjeve. Më pas ata do të transferohen nga porti për në kampin...

Nëntor 8, 2024