Këtë të martë ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott.
Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, model që është parë edhe nga pala britanike si opsion.
Por ambasadori u shpreh se Britania nuk është e interesuar që të ketë të njëjtën marrëveshje si me Shqipërinë për këtë çështje.
Ai tha se Londra zyrtare është e interesuar për shembullin që ofron marrëveshja, por nuk është fiks ajo që dëshiron dhe për këtë arsye po shikon mënyra të ndryshme për të adresuar çështjen.
Blendi Fevziu: Do ju pyes për turistët britanik më vonë, por më parë dua t’ju pyes për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë lidhur me emigrimin dhe ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër. Kjo marrëveshje, ky model midis Shqipërisë dhe Italisë është parë nga pala Britanike si një opsion, si një shembull, por hapat e radhës në adresimin e emigrimit të parregullt. A jeni vërtet të interesuar për të pasur të njëjtën marrëveshje me Shqipërinë?
Nicholas Abbott: Mendoj se përgjigja është jo.
Blendi Fevziu: Përgjigja e vërtet është jo.
Nicholas Abbott: Po, kam shumë spekulime mediatike për këtë çështje.
Blendi Fevziu: Po.
Nicholas Abbott: Siç ju thashë qeveria e re në Mbretërinë e Bashkuar do të shikojë për mënyra të reja novatore për ti qasur çështjes. Çka përmendët është një qasje e ndërmarrë nga Italia dhe Shqipëria dhe sigurisht që ne jemi të interesuar në këtë shembull. Kjo nuk do të thotë ama se kjo është fiks çfarë ne dëshirojmë. Jemi duke parë për mënyra të ndryshme për të adresuar çështjen./tvklan.al