Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministria E Mbrojtjes

MM për hidrocentralin në Himarë: Ka pësuar shembje, dëme në 12 biznese

Lidhur me situatën e krijuar në Bunec të Himarës, ka një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se rreth orës 12:26 të kësaj të Enjteje, hidrocentrali i Sasajt ka pësuar shembje. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese. “Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji...

Janar 16, 2025

MM: Po punohet për heqjen e dherave në Lanabregas. Në Vlorë vijon operacioni i tërheqjes së ujërave

Në kryeqytet, efektivët e Batalionit të Transportit dhe Batalionit të Xhenios po punojnë për largimin e dherave në Lanabregas, ndërsa një tjetër operacion është duke u zhvilluar në Linzë-Tufinë për pastrimin e rrugëve. Vijon puna me përdorimin e mjeteve për të normalizuar situatën në këto zona. Ndërkohë, në Vlorë, Baza e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile...

Janar 14, 2025

Rrugët e bllokuara dhe me problematika nga moti, MM: Qytetarë të bllokuar në bypass-in e Murrizit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një raportim të akseve rrugore që janë bllokuar dhe që paraqiten me problematika në të gjithë qarqet e vendit si pasojë e motit të keq. – Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për...

Janar 13, 2025

Ministria e Mbrojtjes përditësim mbi situatën në vend: Akset e bllokuara për shkak të reshjeve

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Janar 12, 2025
Foto ilustruese e zjarreve në vend.

1077 operacione për shuarjen e zjarreve në 2024

Përgjatë vitit 2024 u kryen 1077 operacione për izolimin apo fikjen e zjarreve në disa nga qarqet më problematike të vendit. Të dhënat u bënë të ditura nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në rrjetet sociale. Sipas ministrit gjatë vitit të shkuar pati 5-fish më shumë forca të armatosura në terren për izolimin vatrave të...

Janar 4, 2025

Reshje intensive më 23 Dhjetor në disa qarqe, MM thirrje për gatishmëri

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente. Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e...

Dhjetor 22, 2024

Reshjet e shiut dhe stuhitë, situata drejt normalizimit në vend

Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim. Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në...

Nëntor 22, 2024

Zbardhet drafti, Shqipëria do të ketë 2100 rezervistë

Zbardhet pr/ligji për rekrutimin e rezervistëve në Forcat e Armatosura. Sipas draftit të depozituar nga qeveria në Kuvend parashikohet të rekrutohen rreth 2100 forca rezerviste. Ushtarakut në rezervë, me përfshirjen e tij në strukturat rezerviste të Forcave të Armatosura, i jepet grada ushtarake që ka pasur në momentin e ndërprerjes së shërbimit aktiv në Forcat...

Nëntor 7, 2024

Masat për përmbytjet, autoritetet në Lezhë në gatishmëri

“Mos të kemi më raste të pakëndshme për shkak të motit të keq”. Këtë porosi dha për përfaqësuesit e institucioneve lokale Prefekti i Lezhës në një takim që u zhvillua këtë të premte. Ai kërkoi bashkëpunim nga autoritetet lokale për të zbuluar çdo rast në kohë. Gjergj Prendi, Prefekt i Lezhës: Nuk mund të kërkojmë ne...

Tetor 18, 2024

Shtesa financiare për kushte të veçanta pune në FA

Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike dhe efektivët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes do të përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi. Vetë Ministria e Mbrojtjes ka publikuar edhe shtesën e cila është miratuar në mbledhjen e...

Tetor 12, 2024