“Mos të kemi më raste të pakëndshme për shkak të motit të keq”. Këtë porosi dha për përfaqësuesit e institucioneve lokale Prefekti i Lezhës në një takim që u zhvillua këtë të premte. Ai kërkoi bashkëpunim nga autoritetet lokale për të zbuluar çdo rast në kohë.
Gjergj Prendi, Prefekt i Lezhës: Nuk mund të kërkojmë ne që të na asistojë dhe mbështesë Ministria e Mbrojtjes kur ne s’kemi dalë vetë. Duhet të evidentohet rasti sapo ka filluar. Në të gjitha rastet është defekt i joni.
Prefekti deklaroi se nuk duhet të kërkohet zgjidhje nga Ministria e Mbrojtjes apo ajo e Punëve të Brendshme për të zgjidhur situatat. Ky takim u mbajt në prag të nisjes së stinës së dimrit kur ka edhe problematika për shkak të reshjeve.
Klan News