Volodymyr Zelensky i përgjigjet me një kundërpropozim kërkesës së Moskës dhe Uashingtonit që ai të dorëhiqet si President i Ukrainës për t’i hapur rrugë politikanëve të tjerë vendas të ulen në bisedimet e paqes. Gjatë një konference për shtyp në Kiev, Zelensky shprehu gatishmërinë për t’u larguar nëse i plotësohet një kusht.

“Nëse është puna për paqen në Ukrainë dhe për këtë doni të largohem nga posti, jam gati ta bëj. Largohem nga posti menjëherë në këmbim të anëtarësimit të vendit në NATO.”

Sa i përket kërkesës që Trump për shlyerjen me minerale të rralla të 500 miliardë Dollarëve të ndihmave të dhëna nga Uashingtoni në mbështetje të Ukrainës për luftën, Zelenski dha këtë përgjigje: Kam patur një marrëveshje me Bajdenin dhe Kongresin Amerikan për ndihma me grante. Granti nuk është kredi.

E nëse amerikanët duan minerale të rralla, Presidenti ukrainas propozon që amerikanët të sjellin ushtrinë në terren për të garantuar sigurinë e vendit, një propozim që gjithsesi kundërshtohet nga Moska po aq fuqishëm sa plani për anëtarësim në NATO.

Tv Klan