Një shpërthim ka ndodhur në një konsullatë ruse në Francë. Ministria e Brendshme franceze tha se shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës në qytetin jugor të Marsejës dhe më pas një prej tyre shpërtheu.
Nuk pati viktima dhe asnjë nga personeli rus nuk u lëndua.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e nevojshme të forcohen të gjitha masat e sigurisë në konsullatat ruse.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, Ministria e Jashtme ruse tha se kjo ngjarje lë dyshime për një sulm terrorist dhe kërkoi hetim të plotë nga autoritetet franceze.
Klan News