Qëndrimi i Greqisë rreth pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Me këto fjalë Ministrja e Punëve të Jashtme greke, Dora Bakojanis, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke argumentuar se Athina do ta ndërmarrë këtë hap në përputhje me interesat e veta kombëtare dhe të rajonit. Gjatë vizitës zyrtare...