Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Olta Xhacka

“Nuk është çështje politike”, Spiropali për opinionin e Komisionit të Venecias: Kuvendi ka respektuar sovranitetin parlamentar

Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka ka shkaktuar debate në seancën plenare të ditës së sotme. Deputetët demokratë dhe ata socialistë kanë dhënë argumentet e tyre sa i takon këtij rasti, gjë që ka sjellë edhe reagimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Spiropali është shprehur se kjo...

Dhjetor 12, 2024

Mandati i Xhaçkës, Kuvendi: Opinioni i “Venecias” kur të zbardhet

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin që kishte kërkuar Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave që aplikohen prej tij. Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se deri në datën e publikimit, Spiropali,...

Dhjetor 6, 2024

“Venecia” nxjerr sot opinionin për mandatin e Xhaçkës

Komisioni i Venecias mban sesionin plenar ku do të publikojë edhe opinonin mbi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për interpretimin mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Janë pesë pyetje drejtuar Komisionit të Venecia-s ku kërkohet ekspertiza juridike e Venecias për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin...

Dhjetor 6, 2024

PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, SHBA: Qeveria të respektojë vendimet e Gjykatave

Gjatë seancës maratonë të kësaj të enjte 65 deputetë të maxhorancës treguan unitet në abstenimin e tyre, duke rrëzuar për herë të tretë kërkesën për dërgimin në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në vendin tonë e cila thotë se qeveria dhe institucionet duhet të...

Shtator 13, 2024

Votimi për Xhaçkën, reagon Ambasada e BE: Zbatimi i vendimeve të GJK, çështje thelbësore

Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë reagoi ne lidhje me votimin e parlamentit për mandatin e Olta Xhaçkës. “Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje,...

Shtator 13, 2024

PS nuk e dorëzon Olta Xhaçkën

Gjykata Kushtetuese nuk do mund të shqyrtojë mocionin e deputetëve demokratë për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Shumica socialiste tha se nuk kishte marrë një vendim politik për këtë çështje, por 65 deputetë të maxhorancës treguan unitet në abstenimin e tyre, duke rrëzuar për herë të tretë kërkesën për dërgimin në Kushtetuese...

Shtator 13, 2024

Socialistët, në seancë pa vendim për Xhaçkën

Socialistët e njohin detyrimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në seancën e të enjtes për mocionin e mandatit të koleges së tyre Olta Xhaçka do të shkojnë pa një vendim të unifikuar politik. Pas mbledhjes së grupit parlamentar këtë të martë, Peleshi rishprehu gatishmërine e mazhorancës për t’ju drejtuar Venecias për një...

Shtator 10, 2024

Nesër nis sesioni i ri parlamentar

Nesër në orën 17:00 do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. Siç është traditë, gjithmonë në nisje të sesionit mbahet një seancë për të paraqitur objektivat. Këtë herë Kuvendi do të ketë në krye kryetaren e re, Elisa Spiropali. Nuk pritet të jetë një seancë me debate pasi nuk është parashikuar ndonjë rend...

Shtator 1, 2024

Këshilli i Legjislacionit: OK mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

Në seancën plenare të datës 12 Shtator ligjvënësit do të votojnë për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1 të 10-ës së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ky është rekomandimi që Këshilli i Legjislacionit do t’i dërgojë Kryetares së Kuvendit. “Në seancën e datës...

Gusht 27, 2024

Mandati i Olta Xhaçkës shqyrtohet në Kuvend më 12 Shtator

Këshilli i Legjislacionit pranë Kuvendit u mblodh sot jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në mbledhjen që nisi në orën 11:00 e përfundoi një orë më vonë deputetët morën vendimin që në seancën parlamentare që do të zhvillohet më 12 Shtator, të jetë pjesë e rendit shqyrtimi i vendimit...

Gusht 27, 2024